Eleganca dhe cilësia e Parketit dhe Laminatit Gjerman.
Vrohoriti Tirana
Kompania më e vlerësuar për parkete gjermane dhe laminat të të gjitha modeleve.
Ofrojmë parkete druri dhe laminate gjermane nga AC3 deri në AC6. Plintus, nënshtresa izoluese dhe profile alumini për çdo hapësirë. Kombinoni elegancën dhe funksionalitetin me produktet tona cilësore për parkete dhe laminate




Pyetjet tuaja marrin përgjigje!
Parkete dhe Laminat Gjerman
Në këtë seksion do të gjeni informacion të detajuar për parketet gjermane, laminatet AC3-AC6 të cdo përmase, parketet e drurit dhe aksesorët tanë si plintus, nënshtresa izoluese, kollë parketi, vibyl, silikon dhe profilet e aluminit. Mësoni më shumë rreth produkteve dhe shërbimeve që ofron Vrohoriti Tiranë.
-
Çfarë modele parketesh dhe laminati ofron Vrohoriti Tiranë?
-
Ne ofrojmë një gamë të gjerë parketesh gjermane dhe laminati me cilësi të lartë, duke përfshirë klasifikimet AC3, AC4, AC5 dhe AC6 nga kompanitë Gjermane më prestigjoze. Shumë-llojshmëria e produkteve tona gjen përshtatje për çdo hapësirë.
-
Çfarë janë klasifikimet AC3, AC4, AC5 dhe AC6?
-
Klasifikimet AC tregojnë qëndrueshmërinë dhe rezistencën e laminatit ndaj konsumit. AC3 është ideal për hapsira që nuk shkelen shumë shpesh. AC4 dhe AC5 janë ideal për përdorim rezidencial, Ndërsa AC6 është perfekte për hapësira komerciale me trafik të lartë.
-
A ofroni bordura dekorative, plintusa dhe aksesorë për instalim?
-
Po, ofrojmë bordura dekorative ose plintus, nënshtresa izoluese për dysheme të qetë dhe të ngrohtë, profile alumini, kollë parketi, silikon si dhe shërbim shtrim parketi për të siguruar një përfundim estetik dhe funksional.
-
Cilat janë përfitimet e parketeve gjermane dhe laminatëve që ofroni?
-
Parketet superiore gjermane dhe laminatet tona janë të njohura për cilësinë, qëndrueshmërinë dhe dizajnin e tyre elegant. Ato ofrojnë rezistencë ndaj konsumit, një pamje estetike, mirëmbajtje të lehtë dhe jetëgjatësi.
-
Si mund të bëj një porosi?
-
Ju mund të bëni porosi duke vizituar showroom-in tonë në Tiranë ose duke na kontaktuar në numrin e telefonit ose email-in tonë.
-
A ofroni zbritje për blerje parketi dhe laminati në sasi?
-
Po, ofrojmë zbritje për porosi parketi dhe laminati me shumicë. Na kontaktoni për të marrë një ofertë të personalizuar.
-
Si mund të kujdesem për parketin ose laminatin?
-
Ne rekomandojmë përdorimin e produkteve të pastrimit të butë dhe shmangien e ujit të tepërt. Gjithashtu, ofrojmë këshilla për mirëmbajtje gjatë blerjes.
-
A ofroni transport dhe shërbime montimi parketi?
-
Po, ne ofrojmë transport dhe shërbime instalimi për të siguruar cilësinë dhe kënaqësinë tuaj maksimale.
WHAT BUYERS SAY
Latest Buyers Reviews

Elis D.
Albania
.png)
Lorena H
Tirana
.png)
Taulant A.
Arktitet, Durres

Transport Falas
Përfitoni Transportin Falas

Montim Parketi
Shërbim profesional i Shtrimit të Parketit

Blerje të sigurta
Parket me Garanci dhe Kualitet Gjerman

Më shumë se 1000 modele Parket dhe Laminat Gjerman
Cdo gjë ju nevojitet për dyshemenë tuaj